“Shqipëria, kampione e varfërisë”, Teliti: Gati gjysma e qytetarëve nuk përballojnë nevojat bazike

“Shqipëria, kampione e varfërisë”, Teliti: Gati gjysma e qytetarëve nuk përballojnë nevojat bazike

Këshilltari për Çështjet Ekonomike PD, Dorjan Teliti, ka reaguar pas publikimit të të dhënave mbi nivelet e larta të varfërisë dhe privimit social në vend. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se Shqipëria është “kampione” e varfërisë, sepse 40.5% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social. Sipas tij situata më dramatike është në veri të vendit, ku gati gjysma e familjeve nuk arrijnë të përballojnë nevojat bazike. Ai apelon për ndryshim rrënjësor dhe thekson se nevojitet një shtet që punon për qytetarët e jo kundër tyre. “Shqipëria “kampione” e varfërisë, çdo gjë tjetër thjesht propagandë. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, 40.5% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social. Në veri të vendit, situata është edhe më...