Votimi i dyshimtë për anëtarin e Kushtetueses, reagon e pakënaqur Gjykata e Lartë. Top Channel: Transparenca është detyrim, jo presion

Votimi i dyshimtë për anëtarin e Kushtetueses, reagon e pakënaqur Gjykata e Lartë. Top Channel: Transparenca është detyrim, jo presion

Publikimi nga Top Channel i audios së mbledhjes ku u bë votimi për zgjedhjen e një anëtari të gjykatës Kushtetuese, solli reagimin e Gjykatës së Lartë. Në një njoftim të kësaj gjykate pretendohet se komentet publike kanë deformuar faktet. Në deklaratën për median, Gjykata e Lartë e cila e cilëson debatin publik “të njëanshëm dhe të pasaktë” thotë se procesi i votimit më 30 shtator është zhvilluar në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjin, duke respektuar fshehtësinë e votës dhe standardet procedurale të pandryshuara. Në deklaratë, Institucioni sqaron se një fletë u shpall e pavlefshme për shkak të dy shenjave të ndryshme, të cilat, sipas gjykatës, cënonin fshehtësinë e votimit, dhe se në mungesë të shumicës së 3/5, fitues u shpall ipso lege (në...