Pushimet dhe kafenetë shtrenjtojnë jetesën, ja çfarë e rriti inflacionin në shtator

Pushimet dhe kafenetë shtrenjtojnë jetesën, ja çfarë e rriti inflacionin në shtator

Inflacioni i shtatorit shënoi rritje me 2.3% sipas metodologjisë së Eurostat. Këtë muaj përbërësi i inflacionit nuk ishin ushqimet, por shërbimet e argëtimit dhe hotelerisë. Sipas IHÇK-së, rritja më e madhe e çmimeve prej 8,8% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,5%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,7% secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Shëndeti” me 1,1% secili, “Komunikimi” me 1,0%, “Veshje dhe këpucë” me 0,9%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,7%. Në muajin Shtator 2025, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të...