Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PS rrëzon kërkesat e PD për ngritjen e dy komisioneve hetimore
Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku u diskutuan disa kërkesa të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Pika e parë dhe e dytë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal” dhe “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 maj 2025”. Pas diskutimeve, për dy çështjet në fjalë nuk u arrit dakordësia...