“Rama këtë e bën për të justifikuar mea culpa-n”/ Protesta për UÇK-në, reagon diplomati: E bën për arsye politike

“Rama këtë e bën për të justifikuar mea culpa-n”/ Protesta për UÇK-në, reagon diplomati: E bën për arsye politike

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në një studio televizive, komentoi protestën që pritet të zhvillohet sot në mbështetje të liderëve të UÇK-së, duke e cilësuar si një manifestim të drejtë në përkrahje të heronjve të luftës për liri. “Është tepër e qartë, është një manifestim në përkrahje të katër drejtuesve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të një epopeje të lavdishme. Mungesa e provave dhe zvarritja e gjyqit kanë bërë që opinioni publik shqiptar kudo të reagojë në mënyrë të drejtë për ta mbrojtur këtë epope të kombit tonë,” deklaroi Nesho. Sipas tij, protesta e sotme po shfrytëzohet politikisht nga qeveria Rama dhe opozita në Kosovë, por sidomos nga kryeministri Edi Rama, të cilin ai e akuzoi për manipulim politik të situatës. “Asgjë në Shqipëri...