Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Shqipëria po boshatiset çdo ditë”, Teliti godet Ramën: Varfëria nuk është fat, por pasojë e keqqeverisjes dhe..
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti ka reaguar sot lidhur me disa të dhëna të publikuara nga INSTAT për varfërinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Teliti shprehet se shifra prej 40.5% për shqiptarët tregon se Shqipëria është ‘kampione’ e varfërisë. Teliti shton se varfëria, pabarazia dhe mungesa e shpresës nuk janë çështje “fati”, por pasojë e keqqeverisjes, e mungesës së vizionit dhe abuzimit me paratë publike. “Sipas të dhënave më të fundit të Instat, 40.5% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social. Në veri të vendit, situata është edhe më dramatike, pasi gati gjysma e familjeve nuk arrijnë të përballojnë nevojat bazike. Kjo nuk është thjesht statistikë, por realiteti i hidhur që çdo ditë e më shumë po boshatis...