Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Në Libohovë dhe Këlcyrë, policia ndalon dy të mitur pa patentë në makinë
POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetas të mitur: -një 17-vjeçar, banues në Libohovë, pasi në aksin rrugor “Sofratik-Libohovë”, u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi; -një 14-vjeçar, banues në Këlcyrë, pasi dje, në lagjen “Gur”, Këlcyrë, u konstatua duke drejtuar automjetin kamioçinë, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.