Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Në kërkim për trafik emigrantësh, arrestohet 38-vjeçari
Policia e Fierit ka arrestuar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili rezulton i dënuar për veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të emigrantëve. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Petrit Lori, i cili ishte implikuar në 2 qarqe, Tiranë dhe Korçë, në transportimin e kundërligjshëm të emigrantëve. Në vitin 2023, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Për të njëjtën veprimtari kriminale, ai është arrestuar nga Policia e Korçës, në vitin 2021. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i punës operative dhe koordinimit të informacioneve me policitë e Tiranës dhe Korçës, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin...