Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Nuk kisha guximin t’ia thoja”, Inigo Martinez zbulon prapaskenën me Flick
Ylli i Al-Nassr, Inigo Martinez, ka pranuar se kishte frikë ta informonte trajnerin e Barcelona-s, Hansi Flick, për vendimin e tij për t’u bashkuar me skuadrën e Cristiano Ronaldo-s. Duke folur për COPE, Martinez tha se Flick gjithmonë e kishte mbështetur atë te Barcelona dhe e shihte si një figurë kyçe në skuadër. Ai arriti t’ia jepte lajmin trajnerit gjatë fluturimit për në Spanjë pas një turneu parasezonal në Azi dhe tha: “As nuk guxoja t’i thoja se po largohesha. E pashë në aeroplan, mendoj. Për të, unë isha një pjesë kyçe. Kam shumë dashuri për të dhe është e ndërsjellë. “Unë ende kam një marrëdhënie me të. Ai ishte i pari që besoi tek unë”. Nuk është hera e parë që Martinez flet për...