Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Turistët qëndrojnë më gjatë në Shqipëri, Instat: Netqëndrimet u rritën me 42.6%
Turistët e huaj kanë qëndruar më gjatë në Shqipëri përgjatë pikut të sezonit. Të dhënat e Instat tregojnë se në muajin gusht netqëndrimet u rritën me 42,6 % ndërsa fluksi më i madh i vizitorëve u shënua në zonat bregdetare dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme . Sipas Instat, në Gusht 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova me rreth 21 %, Polonia 12 % dhe Italia 10 %. Franca dhe Gjermania kontribuuan secila me nga 7 % të vizitorëve, ndërsa 43 % e tyre ishin nga vende të tjera. Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Lufta ndaj informalitetit e nisur në këtë...