Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
PS rrëzon komisionet e opozitës! Shumica i thotë “JO” kërkesës për hetimin e 11 Majit dhe çështjes “McGonigal”
Partia Socialiste rrëzoi dy kërkesat e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 majit dhe një komision për çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, mazhoranca nuk ishte dakord me formulimin e kërkesave dhe kërkoi që Partia Demokratike të rishikojë objektin, ndërsa dy komisionet hetimore të diskutohen në seancë plenare. Mazhoranca mbajti të njëjtin qëndrim edhe për mocionin me debat për situatën në spitalin onkologjik, kërkesë për të cilën do të vendoset sërish në seancë plenare. /vizionplus.tv