BIRN: Tjetërsimi i qindra votave në Qarkun e Fierit kalon pa ndëshkime

BIRN: Tjetërsimi i qindra votave në Qarkun e Fierit kalon pa ndëshkime

Manipulimi i votave preferenciale në qarkun e Fierit, i cili doli zbuluar pas një procesi rinumërimi në fillim të korrikut, rrezikon të mbetet i pandëshkuar.Gjetjet çuan në ndryshimin e një mandati deputeti brenda listës së Partisë Socialiste, por nuk u pasuan me hetime nga Prokuroria. E pyetur nga BIRN nëse kishte hetime mbi çështjen, Prokuroria e Fierit dha një përgjigje evazive, duke konfirmuar se ende nuk ka një procedim të nisur.“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier është në proces verifikimi dhe korrespondence me KQZ-në,” thuhet në përgjigjen zyrtare, pa specifikuar natyrën e verifikimeve apo nëse është regjistruar një procedim penal për manipulim të rezultatit.KQZ nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN në lidhje me rastin dhe as nëse kishte referuar...