Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mungesa e Berishës dhe Kurtit në tubimin për UÇK, Ali Ahmeti e thotë troç: Nuk është mirë!
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nga Tirana, përmes një lidhje direkte në “Kosova Today” në Klan Kosova tha këtë të premte, 17 tetor, se protesta në Tiranë është mbarëkombëtare. Ahmeti u shpreh se sot po përjeton një emocion shumë të veçantë. “Kjo është një protestë mbarëkombëtare, sot bashkë me bashkëkombasit tanë në Shqipëri të cilët kanë qenë përherë bashkë me ne në ditë të vështira, nga Gjirokastra, deri në Shkodër, Kukës, kanë hapur të gjitha dyert dhe sot kam një emocion të veçantë se kjo protestë për drejtësi, që të gjithë jemi UÇK, mbahet në sheshin “Skenderbe”, mu në kryeqytetin e Shqipërisë, aty ku kanë vepruar të gjithë këta heronj dhe shumë të tjerë”, u shpreh ai. Ndërkaq, në lidhje me mospjesëmarrjen e Albin...