Valdeta Dulahi: Kurrë s’e kupton fillin dhe mbarimin e vjeshtës…

Valdeta Dulahi: Kurrë s’e kupton fillin dhe mbarimin e vjeshtës…

Poezia BOTA E NJË STINE nga Valdeta Dulahi Era e çajit të nanes dhe ajo e kungullit të djegur dilte oxhakut.Mjegulla ngjitej lumit si udhëtar i humburpër të na kthyer neve në hije.Mot i keq, si përherë.Kurrë s’e kupton fillin dhe mbarimin e vjeshtës.Dimri shpesh fillon n’vjeshtë.Dhe mbaronte n’fundpranvere.Ishte bota jonë, pra.Bota e një stine: mal, borë, acar, krahnezë.Ne ishim t’malit.Lokja ashtu na pat thënëkur po mblidhte mushmollën(qe bakëruar e fundit atë vit n’kopsht)linte ndonjë kokërr,“hise për të tjerë si ne,që nuk vrapojnë pas diellite vijnë ngjiten pemëve,cicërimat e tyre na ngjallin zemrën”.N’botën tonë, t’malitLokja sot është veç n’mua.Mushmollën nëna ka harruar ta mbledh.Hise ka mbetur bollpër të tjerë si ne, t’malitqë nuk vrapojnë pas diellit. ObserverKult Lexo edhe: VARGJE ME NGJYRA JETE NËN KRAHNEZË...