E rëndë, vetëvrasje me armë zjarri brenda një poligoni në kryeqytet

E rëndë, vetëvrasje me armë zjarri brenda një poligoni në kryeqytet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një poligon qitjeje në Tiranë, ku një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shtetasi ka kryer vetëvrasje brenda ambienteve të poligonit. Ngjarja është regjistruar rreth orëve të mesditës, ndërsa forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat. Ende nuk janë bërë publike të dhënat e identitetit të viktimës. Policia po punon për të sqaruar motivet e mundshme të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse arma ishte personale apo e poligonit.