Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rritet numri i dosjeve të prapambetura në Apel, Gjykata ende me 1/3 e anëtarëve
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është hallka më e rëndësishme e sistemit të Drejtësisë, aq më tepër kur pas hartës së re gjyqësore, të gjitha Gjykata e Apelit në rrethe u shkrinë, dhe çështjet nga mbarë vendi tani kalojnë përmes saj. Vitin e kaluar, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi Strategjinë Kombëtare për Uljen e Çështjeve të Prapambetura 2024–2027, e cila identifikon Gjykatën e Apelit si një ndër prioritetet kryesore për shkak të volumit më të lartë të dosjeve të prapambetura. Një analizë e Institutit për Studime Publike dhe Ligjore, nxjerr në pah një situatë që ecën në të kundërt të pritshmërive. Gjykata hyri në vitin 2024 me 37,662 çështje të prapambetura, por në fund të tij ato shkuan në 41,700, me një rritje prej...