Operacioni “Dentistry” në Tiranë! Zbulohet klinikë dentare me produkte të skaduara dhe evazion fiskal, arrestohet administratori

Operacioni “Dentistry” në Tiranë! Zbulohet klinikë dentare me produkte të skaduara dhe evazion fiskal, arrestohet administratori

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale ka finalizuar operacionin policor të koduar “Dentistry”, pas zbulimit të një skeme evazioni fiskal dhe përdorimit të produkteve të skaduara në një klinikë dentare në zonën e “Don Boskos”. Gjatë kontrolleve në ambientet e klinikës, policia sekuestroi 300 shishe me produkte, shumica të skaduara, me vlerë rreth 100 mijë euro, të cilat ishin pa fatura zhdoganimi. Po ashtu, u gjetën edhe mandate të pafiskalizuara, që përdoroheshin për shmangien e detyrimeve tatimore. Në kuadër të operacionit u arrestua administratori i klinikës, Adnan Yizdizoglu, ndërsa u vunë nën hetim koordinatorja e subjektit dhe dy laborantët.  NJOFTIMI: Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një subjekt (klinikë stomatologjike) në zonën...