No Image Available

Bienalja e akuarelit, ekspozohen punimet e piktorëve nga rajoni dhe mbarë bota

Një urë që bashkon kulturat ku e padukshmja merr formë dhe heshtja tingëllon… edicioni i gjashtë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit vjen si një pikë takimi e artit bashkëkohor e dialogut kulturor. Drita, ujë dhe ngjyra, qindra piktura në akuarel të artistëve nga rajoni dhe gjithë bota që kanë vizituar vendin tonë dhe kanë përjetuar kulturat dhe traditat tona, u ekspozuan nën kurimin e mjeshtrit Helidon Haliti. “Kjo ka një simbolikë interesante, të gjitha ata fluturojnë, fluturojnë mbi qiej, dhe këto janë imazhe që kur vijnë me avion, kërkojnë imazhe nga Shqipëria dhe është krijuar një urë imagjinare si ajo që na përshkron. Kjo simbolikë si për të treguar se akuarelin e gjetëm në tokë dhe e ngritëm në piedestal në muret e një galerie...