Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Blushi: Riformulimi i nocionit për debat, manovër e Ballës për të mbuluar skandalet, SPAK është kapur për fyti nga Rama, nuk guxon të hetojë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj propozimit të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke e cilësuar si një “kurth politik” për të shmangur debatet në Kuvend. Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se riformulimi i nocioneve për debat është një mënyrë për të shmangur diskutimin për çështje që kanë tronditur opinionin publik, si skandali i Onkologjikut, afera “McGonigal” dhe zgjedhjet e 11 majit. “Kundërshtova kurthin e Ballës për riformulimin e një nocioni për debat që lidhet me një skandal që ka prekur qytetarët më të pambrojtur – ata me sëmundje të rënda – për shkak të mungesës së ilaçeve në spitalin Onkologjik”, tha Blushi, duke akuzuar ish-ministren e Shëndetësisë dhe kandidaten e PS për...