Më pak se 2 metra e gjerë, si duket nga brenda shtëpia më e çuditshme në Londër

Më pak se 2 metra e gjerë, si duket nga brenda shtëpia më e çuditshme në Londër

Më pak se 2 metra e gjerë dhe 1,034 metra katrorë, prona me pesë kate ishte dikur një dyqan kapelesh, sipas agjentit të pasurive të patundshme Winkworth, i cili po e shet. Shtëpia me dy dhoma gjumi ndodhet në Shepherd's Bush, në perëndim të Londrës dhe u shndërrua fillimisht nga fotografi i modës Juergen Teller. Kati përdhes ka një kuzhinë, një dhomë ngrënie dhe dyer qelqi që të nxjerrin në një kopsht me oborr, ndërsa kati i parë ka një dhomë pritjeje. Në shkallët spirale në katin e dytë do të gjeni një studio, një dhomë gjumi dhe një tarracë. Kati i tretë ka një banjo, një dhomë zhveshje dhe një dush. Në majë të shtëpisë është dhoma kryesore e gjumit. "Dizajni i brendshëm ka...