Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sarandë/ Aksidentohet me makinë, arrestohet shoferi. Rezultoi pozitiv në testin e alkoolit
Një aksident automobilistik u regjistrua pas mesnate në Sarandë, ku një automjet tip “Chevrolet” me targa greke HNZ 4022 humbi kontrollin në rrugën “Lefter Talo”, përballë hotel “Star”, duke u përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas duke përfunduar i përmbysur. Fatmirësisht, aksidenti shkaktoi vetëm dëme materiale, pa lëndime për personat e përfshirë. Shërbimet e qarkullimit rrugor që mbërritën menjëherë në vendngjarje kryen testin e alkoolit për drejtuesin e mjetit, 18-vjeçarin Aleksandro Gunella. Rezultatet treguan një përqindje të alkoolit në gjak prej 0.58 mg/l dhe më pas 0.62 mg/l. Për shkak të këtyre rezultateve, drejtuesi i mjetit u arrestua nga policia dhe po ndiqet për veprime të mëtejshme ligjore. FOTO: