Zgjedhjet e 9 nëntorit/ AI do të nxjerrë rezultatet? KQZ: Do të aplikohet për herë të parë, por…

Zgjedhjet e 9 nëntorit/ AI do të nxjerrë rezultatet? KQZ: Do të aplikohet për herë të parë, por…

Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka njoftuar përfshirjen e Inteligjencës Artificiale në zgjedhjet e 9 nëntorit. Në konferencën me temë “Mbikëqyrja e Digjitalizimit në Proceset Zgjedhore: Drejt Konvergjencës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, Celibashi bëri me dije se për herë të parë, KQZ do të aplikojë numërimin e votave në zgjedhjet e pjessshme me AI. Kryekomisioneri thekson se ky projekt do të shërbejë si test dhe nuk do të zëvendësoje mënyrën e numërimit dhe vlerësimit të votave “Kemi filluar në versionin eksperimental përdorimin e Inteligjencës Artificiale për kërkimin dhe marrjen e informacioneve zgjedhore nëpërmjet faqes së internetit të KQZ si dhe për të ofruar asistencë dhe krijuar facilitet për administratën zgjedhore, por edhe për subjekte të tjera të...