“Urdhri i Mjekut t’i heqë diplomën Bajram Begajt”/ Berisha: Ligji ia ndalon të punojë në klinika private

“Urdhri i Mjekut t’i heqë diplomën Bajram Begajt”/ Berisha: Ligji ia ndalon të punojë në klinika private

Ndërsa po sulmonte Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Sonila Bejtjas, Sali Berisha pati edhe një koment për Presidentin Bajram Bregaj, të cilin e akuzon se baskë me Sokol Sadushin përgatit ‘puçin kushtetues’ për anëtaren e Kushtetueses.  Berisha u ndal edhe te shkeljet që PD i ka renditur Begajt, për të cili tashmë ka depozituar kërkesën në Kuvend për shkarkimin. Kreu i PD i bëri thirrje Urdhrit të Mjekut që t’i heqë diplomën Begajt, për të cilin PD kërkon shkarkimin pasi rezulton i punësuar edhe në një klinikë private.  “Tani e vërteta është se zonja Bejtja ka pasur guximin, kurajon, që për të vërtetën të pranojë të mbetet pakicë në mënyrë të përsëritur në atë gjykatë. Pra ajo ka nderuar ligjin, ka dëshmuar integritetin e vet. Por nuk mund të mos thuhet se mbushja e kupës...