Hailey Bieber për Selena Gomez: Nuk ndiej konkurrencë me njerëzit që nuk më frymëzojnë

Hailey Bieber për Selena Gomez: Nuk ndiej konkurrencë me njerëzit që nuk më frymëzojnë

Modelja dhe sipërmarrësja Hailey Bieber ka reaguar ndaj krahasimeve të vazhdueshme që bëhen mes saj dhe Selena Gomez, ish-partneres së bashkëshortit të saj, Justin Bieber. Në një intervistë për revistën WSJ Magazine, Hailey theksoi se nuk e ndjen aspak se ka ndonjë rivalitet mes tyre dhe se ajo vetë nuk ndjen konkurrencë ndaj njerëzve që nuk e frymëzojnë. “Është gjithmonë bezdisëse kur të vendosin në konkurrencë me të tjerët. Unë kurrë nuk e kam kërkuar këtë. Kur njerëzit duan të të shohin në një mënyrë të caktuar dhe kanë krijuar një histori për ty në mendjen e tyre, është e pamundur ta ndryshosh atë”, u shpreh ajo. Ajo shtoi gjithashtu: “Besoj se ka vend për të gjithë. Nuk ndjej konkurrencë me njerëz që nuk më...