Treni i natës që lidh Romën me tregjet e Krishtlindjeve në Mynih

Treni i natës që lidh Romën me tregjet e Krishtlindjeve në Mynih

Këtë vit, pritja e Krishtlindjeve mund të marrë një formë krejt tjetër, më romantike, më e qetë dhe më autentike.“FS Treni Turistici Italiani” ofron një mënyrë të re për të përjetuar atmosferën festive të dhjetorit: një udhëtim me trenin e natës Espresso Monaco, që lidh Romën me tregjet më të bukura të Krishtlindjeve në Europë.Ky itinerar i veçantë, pjesë e nismës “Edizione Mercatini di Natale”, është menduar për ata që duan të përjetojnë magjinë e dimrit pa stresin e udhëtimeve ajrore apo me makinë.Treni kthehet në një “hotel në lëvizje”, me ambiente të rehatshme, shërbim restoranti dhe bar, si dhe dekorime festive që i paraprijnë udhëtimit në zemrën e atmosferës alpe dhe bavareze të Adventit.Pas nisjes nga Roma, pasagjerët mund të relaksohen ndërsa peizazhi ndryshon...