Qeveria me udhëzim të ri, ja cilat do të jenë zonat prioritare për zhvillim në Shqipëri

Qeveria me udhëzim të ri, ja cilat do të jenë zonat prioritare për zhvillim në Shqipëri

Qeveria ka miratuar udhëzimin e ri që përcakton në detaje procedurat për identifikimin dhe shpalljen e zonave të zhvillimit në territorin e bashkive. Ky udhëzim vjen në kuadër të zbatimit të ligjit nr. 20/2025, “Për paketën e maleve”, i cili synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, urban dhe turistik në zonat me potencial të pashfrytëzuar, sidomos në territorin malor dhe rural të vendit. Sipas dokumentit,  procesi i identifikimit të një zone të zhvillimit nis në nivel lokal, nën drejtimin e kryetarit të bashkisë, i cili ngarkon një strukturë përgjegjëse teknike për hartëzimin e zonave potenciale për zhvillim. Kjo strukturë duhet të analizojë: Trendet territoriale dhe urbanistike në territorin e bashkisë; Të dhënat e pronësisë së pasurive nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës; Niveli i zhvillimit...