Kanosën fqinjin/ Pas arrestimit të babë e bir në Shkodër, sekuestrohet arma e zjarrit

Kanosën fqinjin/ Pas arrestimit të babë e bir në Shkodër, sekuestrohet arma e zjarrit

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit të tipit pistoletë, e cila dyshohet se u përdor në një konflikt të enjten në Shkodër. Babai dhe dy djemtë e tij dyshohet se qëlluan në ajër, me armë zjarri dhe me armë gjahu, për të kanosur fqinjin e tyre për motive të dobëta Gjatë kontrollit të territorit Policia bëri të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje, të cilën autorët e dyshuar e kishin fshehur afër banesës së tyre. Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim, për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale.