Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarri tragjik në Koçan/ Arrestohen ish-ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, ja për çfarë…
Policia ka arrestuar një sërë ish-zyrtarësh të lartë të përfshirë në struktura qeveritare që nga viti 2012, në kuadër të hetimeve për zjarrin në kabaren “Puls” në Koçan. Në mesin e të arrestuarve janë ish-ministrat e Ekonomisë Valon Saraçini dhe Bekim Neziri, të dy eksponent të BDI-së, si dhe ministri aktual pa portofol dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Shaban Saliu. Në mesin e të arrestuarve është edhe drejtori aktual i DMSH-së, Xhevat Selami,nga radhët e VLEN-it. Sipas burimeve të besueshme, hetimi është zgjeruar dhe tashmë përfshin 23 të dyshuar të rinj. Nga këta, 19 janë arrestuar ose janë në proces arrestimi, ndërsa për një prej tyre, Driton Kuçin, ish-ministër i Ekonomisë dhe kuadër i BDI-së është konstatuar se ndodhet jashtë vendit. Ai...