Biznesmeni qipriot ekzekutohet në Limasol, qëllohet me armë në makinën e tij luksoze

Biznesmeni qipriot ekzekutohet në Limasol, qëllohet me armë në makinën e tij luksoze

Një biznesmen qipriot, Stavros Demosthenous, i cili ishte edhe president i ekipit të futbollit Karmiotissa, është vrarë të premten në mëngjes në Limasol. Autorët duket se kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të biznesmenit, pasi sipas informacioneve fillestare, ata iu afruan makinës së tij ndërsa ai ishte në rrugë duke ngarë një motoçikletë. Ata hapën zjarr mbi të dhe pasi u siguruan se ai ishte i vdekur, ikën në drejtim të panjohur. Pak kohë më vonë, një makinë e djegur u gjet në një pjesë tjetër të Limasolit, e cila supozohet se është përdorur nga autorët e krimit dhe më pas është djegur për të shkatërruar provat. Policia ka nisur një kërkim për të gjetur autorët e krimit, megjithëse është e mundur që ata të...