Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Operacioni ‘Ura’/ Sekuestrohen 100 mijë euro dhe një vilë në Torre a Mare, pronari i përfshirë në trafikun Shqipëri-Itali-Belgjikë
Autoritetet italiane kanë sekuestruar 100 mijë euro dhe një vilë në zonën bregdetare të Torre a Mare, në kuadër të hetimeve të nisura nga operacioni i përbashkët italo-shqiptar “Ura”, i zhvilluar më 21 maj. Sekuestrimi u krye ndaj një shtetasi italian, tashmë i arrestuar dhe ndodhur në burg, i dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës mes Shqipërisë, Italisë dhe Belgjikës. Sipas gjykatës italiane, pasuritë janë përfituar nga veprimtaritë kriminale, kryesisht trafiku i kokainës dhe heroinës. Operacioni “Ura”, i zhvilluar nga Prokuroria Antimafia e Barit në bashkëpunim me SPAK-un në Tiranë, goditi 52 persona të dyshuar për trafik narkotikësh, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Sekuestrimi i fundit është pjesë e këtij hetimi të gjerë, që synon goditjen e rrjeteve kriminale shqiptare të përfshira në trafikun...