Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, La Repubblica: Vrasja e biznesmenit Sarchi mund të jetë e porositur
Kamber sulcaj dhe edoardo sarchi TIRANË- Gazeta italiane La Repubblica i ka kushtuar një artikull vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë, pas dorëzimit të autorit, Kamber Sulçaj në drejtorinë e policisë në Gjirokastër. La Repubblica thekson se vrasja e biznesmenit dyshohet se është e porositur, për shkak se në banesën e Sulçajt janë gjetur shuma të mëdha parash. Gjithashtu në artikull shkruhet se natën e ngjarjes plumbat kanë kapur vetëm Sarchin, baba i dy fëmijëve dhe asnjë nga personat e tjerë që ishin të pranishëm. Megjithatë dinamika e vrasjes mbetet ende e paqartë. Artikulli i plotë i La Repubblica: Është vetëdorëzuar në policinë e Gjirokastrës njeriu i kërkuar për vrasjen e Edoardo Sarchit, sipërmarrësit 44-vjeçar të ndërtimit që humbi jetën nga një plumb në Shqipëri, mbrëmjen e 26...