Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pse SPAK nuk po arreston Blendian Dalipajn? Ja konflikti i interesit dhe skema që ndoqi drejtori i OSSH…
Në sirtarët e SPAK-ut ndodhen njëra pas tjetrës dosje të nxehta që përfshijnë drejtuesit e KESH-it, ARRSH-së, OSHEE-së dhe njerëzve më të ngushtë të zv/kryeministres Belinda Balluku, me akuza për shpërdorim detyre, korrupsion, dhe shkelje të barazisë në tendera. Shumë prej vartësve të saj janë marrë të pandehur ose kanë përfunduar në pranga. I vetmi që po ia hedh paq është Blendian Dalipaj, drejtori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, i cili është kallëzuar në SPAK që vitin e kaluar. Pavarësisht denoncimeve dhe akuzave të rënda për shkelje në tendera, shpërdorim detyre dhe abuzime të tjera, hetimet ndaj tij duket se janë ngrirë. Pse SPAK nuk po arreston Blendian Dalipajn? Dosja që fle në SPAK është skandali me kompaninë I.D.K KONSTRUKSION në pronësi të familjarëve...