Monitor: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë, e dyta pas Portugalisë për problemet me pronat

Monitor: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë, e dyta pas Portugalisë për problemet me pronat

Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të dytën pas Portugalisë për problematikën e lartë me titujt e pronësisë dhe proceset e gjata gjyqësore. Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2024, Shqipëria ka një indeks prej 0.80 (ku 0 është vlera më e ulët dhe 1 më e larta) për të drejtën e pronës, një nivel që mbetet dukshëm më i ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian, e cila qëndron rreth 0.93. Indeksi vlerëson forcën dhe sigurinë e sistemit të pronësisë që një vend ofron, që nga mbrojtja ligjore e pronarëve dhe investitorëve, deri te funksionimi i tregut të pronave dhe qartësia e regjistrave publikë. Në rastin e Shqipërisë, ky rezultat tregon se e drejta e pronës mbetet një...