Burimi:
Pcworld.al
Foto © Pcworld.al
Battlefield 6 shet 7 milionë kopje në tre ditë
EA ka pasur një Tetor mjaft të suksesshëm, të paktën kështu tregojnë shifrat. Disa javë pasi konfirmoi shitjen 55 miliardë dollarësh tek Fondi PIF i Arabisë Saudite, Silver Lake dhe Affinity Partners, kompania konfirmoi se Battlefield 6 është shitur në 7 milionë kopje 3 ditë pas debutimit. Loja gjithashtu ka regjistruar 172 milionë ndeshje gjatë fundjavës. Gjithashtu 15 milionë orë janë shpenzuar duke parë lojën në shërbimet streaming. Shifrat e shitjeve të Battlefield 6 e bëjnë atë versionin më të suksesshëm të titullit. Battlefield 2042 lançuar në 2021 regjistroi 4.2 milionë kopje të shitura në javën e parë. Lançimi i lojës erdhi disa javë pas njoftimit të kompanisë se do të bëhet private. Gjiganti i lojërave do të jetë në pronësi të Fondit të Investimeve...