Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Presidenti i Fenerbahce akuza Mourinho: Nuk bëri fare fazë përgatitore, shkatërroi ekipin
17 Tetor 2025 10:45 Telesport Polemikat midis José Mourinho dhe Fenerbahçe vazhdojnë pa pushim edhe pse trajneri portugez ka dy muaj që është larguar nga Stambolli. Presidenti i klubit turk, Sadettin Saran, e ka drejtuar gishtin nga “Special One”, duke e akuzuar atë për kompromentimin e sezonit me përgatitje të dobët verore. “Efektet e përgatitjes së dobët në Portugali gjatë mandatit të José Mourinho ende ndihen. Ky proces ka ndikuar negativisht në gjendjen fizike dhe mendore të ekipit. Vetëm një seancë stërvitore në javë gjatë kampit stërvitor: kjo është e papranueshme!” tha Saran, siç raportohet nga kolegët e tij turq në Fanatik. Mourinho, i cili mori drejtimin e Fenerbahçe për sezonin 2024/25, u largua nga Stambolli në fund të gushtit 2025, pas një fillimi të...