Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Pusi që lahet vetë” në Elbasan, historiku dhe misteri “i frikshëm”
Duke shëtitur nëpër histori, pak vite më parë se të fillonte të ndërtohej e të merrte jetë qyteti i Elbasanit, vënia dorë e pushtuesit turk do të sillte formësimin e një qytetërimi të mirëfilltë, dhe lindjen e atij që sot është në listën e monumenteve të kulturës dhe që mbart një histori specifike e plot mister, “Pusi që lahet vetë”.Pikërisht në vitin 1460, dy vëllezër turq bashkë me një kryepunëtor arab, ndërtuan një xhami në qytetin e Elbasanit. Ata panë si të nevojshëm sigurimin e ujit që do t’i shërbente xhamisë, dhe shume pranë saj ata vendosën hapjen e një pusi. Vite më vonë, më 1466, kur Sulltan Mehmeti II dështoi në rrethimin e dytë të Krujës, vendosi që në rrënojat e kështjellës së vjetër...