Goditet organizata që shfrytëzonte seksualisht vajza me probleme mendore, dy të arrestuar

Goditet organizata që shfrytëzonte seksualisht vajza me probleme mendore, dy të arrestuar

Dy të rinj janë arrestuar në Selanik nën akuzat për përfshirje në një organizatë kriminale që shfrytëzonte seksualisht vajza të mitura me probleme të shëndetit mendor dhe shpërndante materiale pornografike me fëmijë. Operacioni u zhvillua të enjten në mëngjes nga policia greke, në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga autoritetet hetuese. Të arrestuarit janë një 21-vjeçar greko-amerikan, i dyshuar si figura kryesore e grupit, dhe një 18-vjeçar grek, bashkëpunëtor i tij. 21-vjeçari ishte arrestuar më herët në prill, pas një njoftimi nga SHBA për ekstradim, pasi akuzohej për të njëjtat vepra. Por Këshilli i Apelit i Selanikut e refuzoi ekstradimin, duke pranuar se ai ka shtetësi greke dhe se veprat penale janë kryer në territorin grek. Ndërkohë, hetimet e Prokurorisë së Shkallës së Parë të Selanikut çuan...