Skllavëri moderne? Greqia legalizon punën 13-orëshe mes protestave masive

Skllavëri moderne? Greqia legalizon punën 13-orëshe mes protestave masive

Pas debatit të gjatë në parlament, Greqia ka miratuar një ligj të ri që lejon punonjësit të punojnë deri në 13 orë në ditë, raporton tgcom24. Qeveria konservatore e ‘Demokracisë së Re’ e përshkruan këtë vendim si një reformë që synon të ofrojë “punë të drejtë dhe fleksibël për të gjithë”. Nga ana tjetër, sindikatat e vendit e kanë cilësuar masën si një legalizim të “skllavërisë së paguar.Ligji i ri, i nënshkruar nga ministrja e Punës Niki Kerameos, parashikon që punonjësit në sektorin privat mund të punojnë deri në 13 orë në ditë për të njëjtin punëdhënës, në mënyrë vullnetare dhe për një periudhë që nuk kalon 37 ditë në vit. Orët shtesë do të paguhen me një shtesë prej 40%. Një ligj i mëparshëm,...