Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga bujqësia te ndërtimi/ Shumica punojnë pa sigurime, ja kush humbet më shumë
Punësimi me pagë në vendin tonë është i lidhur ngushtë me nivelin arsimor të të punësuarve. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, vetëm 29.5% e personave me arsim 8-9-vjeçar janë të punësuar me pagë, ndërsa përqindja rritet në 50% për ata me arsim të mesëm dhe arrin në 84.2% për individët me arsim të lartë. Të dhënat e punësimit me pagë sipas nivelit arsimor tregojnë se individët me arsim më të ulët janë të përfshirë kryesisht në punë informale, vetëpunësim ose bujqësi familjare, ku nuk sigurohet kontratë pune apo të ardhura të qëndrueshme. Punësimi total në vendin tonë është shumë më i lartë se numri i personave që marrin paga dhe paguajnë sigurime. Kjo ndodh sepse në statistikat zyrtare konsiderojnë si të punësuar edhe fshatarët...