No Image Available

Policia e Shtetit vlerëson 6 efektivë të DVP Shkodër për kapjen e autorit të ngjarjes së rëndë të 8 shtatorit

Policia e Shtetit ka nderuar me Certifikata për Shërbime të Dalluara gjashtë efektivë të DVP Shkodër, të cilët reaguan me vendosmëri, shpejtësi dhe guxim, duke bërë të mundur kapjen e autorit të ngjarjes së rëndë të ndodhur më 8 shtator, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Në një ceremoni të posaçme të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm, Drejtues Madhor Ilir Proda, iu dorëzoi certifikatat punonjësve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër – Inspektor Samet Qotaj, Inspektor Arlind Mehmeti, Inspektor Rigers Sekja dhe Inspektor Kristi Koçeku, si dhe punonjësve të Seksionit të Rendit Publik të Komisariatit të Policisë Shkodër – Inspektor Izmir Lamkollari dhe Inspektor Xhuljo Hafëzi. Reklama në FieriWeb...