Projekti “Sfera” do zëvendësojë “Asllan Rusin”/ Fitues miku i Ramës, Ilir Trebicka

Projekti “Sfera” do zëvendësojë “Asllan Rusin”/ Fitues miku i Ramës, Ilir Trebicka

Projekti i prezantuar nga kompania MVRDV u shpall fituese për rijetëzimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Sipas dokumenteve të publikuara, projekti është në formën e sferës dhe do të përmbajë një fushë sporti në mes të sferës, i rrethuar nga dyqane dhe hotele.    Nëse projekti i Stadiumit Kombëtar ka një kullë, krejt e kundërta ka ndodhur me Asllan Rusin. Fusha e sportit dhe shkallët do të jenë në mes të Qendrës Tregtare, e cila është në formën e sferës ose topit të basketbollit. Por, kush do t’a ndërtojë?! Studioja që u shpall fituese nuk është e panjohur në Shqipëri. Ajo ka projektuar projektin e Piramidës, duke i vendosur kioska rreth e qark. Ndërkohë që është kontraktuar edhe nga firma private për kullën te...