Dhunoi policin dhe u arrestua pas ndeshjes, pezullohet me një vit portieri i njohur

Dhunoi policin dhe u arrestua pas ndeshjes, pezullohet me një vit portieri i njohur

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije vendimet në bazë të javës së fundit. Te moshat, zyrtarët e Partizanit dhe Tiranës U-16 kanë marrë nje pezullim me gjashtë ndeshje për sulm ndaj kundërshtarëve. Bëhet fjalë për trajnerin e Partizanit U-16, Ermal Serjani dhe zyrtarin e Tiranës U-16, Akil Jakupi. Derbi mes tyre u fitua 1-2 nga Tirana. Ndërkohë bie në sy pezullimi me një vit i Brajan Markut, portierit të Tërbunit që dhunoi policin bashkiak të Kukësit. 22-vjeçari ishte titullar në humbjen 3-1 të Tërbunit kundër Kukësit për Kupën e Shqipërisë, teksa në fundin e takimit ka bërë një sjellje jo të hijshme, duke u vendosur në pranga nga policia. Ndërkohë që katër klubet e Superligës, Tirana, Vllaznia, AF Elbasani dhe...