Mbappé është golashënuesi më i mirë në botë, sipas CIES. Ja kush e përfaqëson Serie A në këtë listë

Mbappé është golashënuesi më i mirë në botë, sipas CIES. Ja kush e përfaqëson Serie A në këtë listë

17 Tetor 2025 8:35 Alfred Lleshi Falë bashkëpunimit me “Impect”, “CIES Football Observatory” ka zhvilluar indekse performance (me bazë 100) në 8 fusha loje. Analiza javore rendit 50 lojtarët më të mirë të fushës në secilën kategori, duke u bazuar në ndeshjet e kampionatit kombëtar të zhvilluara gjatë 6 muajve të fundit. Çdo lojtar përfshihet vetëm në kategorinë ku ka marrë vlerësimin më të lartë. Në aspektin e finalizimit, Mbappé është vlerësuar numri një në botë, i ndjekur nga Kane, Messi, Guirassy, Luis Díaz, Álvarez, Pavlidis, Gyökeres. Menjëherë poshtë tyre surpriza Scott McTominay, i pari nga Serie A dhe i vetmi përfaqësues i kampionatit italian në listë. Vlerësimi bazohet në indeksin e performancës, lojtarin, klubin aktual dhe moshën. 📊 Top 20 finalizuesit më të mirë në...