Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vodhi një automjet, arrestohet 38-vjeçari në Lezhë
Lorenc Lugja, 38-vjeç është arrestuar nga policia e Lezhës pasi vodhi një automjet. Ngjarja u raportua në lagjen “Nënë Tereza”. Gjatë kontrollit, në automjetin e tij u gjet një celular i dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.