‘Shpërthim me eksploziv në makinën e gazetarit të ‘Rai 3’/ Ranucci: Për pak sa nuk vranë vajzën time, mund të jetë hakmarrje për hetimet e Report

‘Shpërthim me eksploziv në makinën e gazetarit të ‘Rai 3’/ Ranucci: Për pak sa nuk vranë vajzën time, mund të jetë hakmarrje për hetimet e Report

Një mjet shpërthyes është vendosur gjatë natës nën makinën e gazetarit dhe moderatorit të emisionit investigativ Report, Sigfrido Ranucci. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në Campo Ascolano, një zonë midis Romës dhe Pomezias, në jug të kryeqytetit italian. Automjeti ka shpërthyer, duke dëmtuar edhe makinën tjetër të familjes dhe shtëpinë ngjitur. Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët, zjarrfikësit dhe njësitë e policisë, ndërsa Prokuroria kompetente është vënë në lëvizje për hetimet e para dhe është njoftuar Prefekti. Sipas asaj që raportohet në faqen zyrtare të emisionit 'Report', fuqia e shpërthimit ka qenë aq e madhe sa mund të kishte vrarë këdo që do të kalonte në atë moment. LEXO EDHE: Attentato a Sigfrido Ranucci, bomba distrugge le auto del giornalista di Report. «L'esplosivo avrebbe potuto uccidere» Shpërthimi...