Totti nuk e fal Spallettin: Erdhi trajner te Roma më 2016 për të më larguar mua

Totti nuk e fal Spallettin: Erdhi trajner te Roma më 2016 për të më larguar mua

17 Tetor 2025 7:51 Alfred Lleshi Pavarësisht viteve që kalojnë, Francesco Totti nuk i ndryshon bindjet. Ai rrëfen se “Spalletti më 2016 erdhi te Roma për të më bërë ta lë futbollin, me mbështetjen e klubit. Me të kisha gjithmonë probleme, ishte ndryshe nga ai i vitit 2005”. Sipas tij, drejtuesit ishin ata që i kërkuan të tërhiqej: “Më thanë se do të luaja derbin e fundit. E dija që një ditë do të ndaloja, por isha mirë fizikisht e mendërisht. Ndoshta më zhgënjeu më shumë Roma sesa Spalletti. Unë për Romën do të luaja edhe falas”. Totti zbulon se refuzoi oferta të mëdha nga Real Madridi, MLS dhe Torino: “Nuk mund të vishja një tjetër fanellë. Kam lindur romanist dhe kështu do të vdes.”...