Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nga Lezha në Rinas, 38-vjeçari arrestohet pas vjedhjes së një makine, i sekuestrohet edhe një celular
Një 38-vjeçar në Lezhë u ndalua disa minuta pas vjedhjes së një automjeti në lagjen “Nënë Tereza”. Automjeti i vjedhur dhe një celular i dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas u sekuestruan në momentin e ndalimit. Ndaj shtetasit janë nisur procedurat për hetime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për të verifikuar nëse ai është i përfshirë në raste të tjera vjedhjeje. Njoftimi: Lezhë Vodhi një automjet, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u identifikua dhe u kap disa minuta pas ngjarjes, 38-vjeçari. U sekuestruan automjeti i vjedhur dhe një celular i dyshuar si i vjedhur në Rinas. Menjëherë pas njoftimit se në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, ishte vjedhur një automjet, shërbimet e forcës “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë...