Përplasja për UÇK, Deputeti i LVV: Hipokrizi e Ramës; Xhafaj: Reagimi i Kurtit, absurd. Ta fshijnë nga Facebook!

Përplasja për UÇK, Deputeti i LVV: Hipokrizi e Ramës; Xhafaj: Reagimi i Kurtit, absurd. Ta fshijnë nga Facebook!

Një ditë përpara protestës së paralajmëruar në Tiranë kundër Gjykatës Speciale të Hagës, është shënuar një debat politik ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Për të trajtuar këtë çështje si zgjedhjet vendore në Kosovë, në emisionin “Tema e Ditës”, të moderuar nga gazetari Arbër Hitaj, u ballafaquan qëndrimet e deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, dhe ish-deputetit socialist, njëherësh ish-zv.ministër i Punëve të Jashtme, Etjen Xhafaj. Diskutimi u përqendrua në vlerësimin e protestës, rolin e institucioneve shqiptare dhe raportin me Gjykatën Speciale. Rrustemi deklaroi se Vetëvendosja mbështet çdo reagim qytetar kundër Gjykatës Speciale dhe në mbrojtje të luftës së UÇK-së. “Ne vlerësojmë, mbështesim dhe përshëndesim çdo reagim qytetar kundrejt Gjykatës Speciale të Hagës dhe në mbrojtje të ish-luftëtarëve të UÇK që po mbahen...