Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
PD kërkoi shkarkimin e Begaj, Alibeaj: Ia kanë futur kot, ja “loja” që po përdor opozita
Partia Demokratike ka depozituar ditën e djeshme zyrtarisht kërkesën për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se me këtë hap opozita “ia ka futur kot”. Sipas tij, kjo është një lojë që po bën opozita, ndërsa shtoi se disa deputetë kanë gjetur si kauzë shkarkimin e presidentit. Ai theksoi se përplasjet e PD duhet të ndodhin me Edi Ramën, jo me “zgjatimet e tij” në Presidencë. Pjesë nga biseda: Borakaj: 7 shkelje ka përmendur Partia Demokratike. Alibeaj: Ja fut kot. Borakaj: Pse? Alibeaj: Kjo opozitë është në një situatë që mjafton ngjarja që ndodh në mëngjes, për ta tjerrë gjatë gjithë ditës, dhe ditën tjetër kap një gjë...