Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rrezik për gjallesat e detit, aktivistët shpëtojnë breshkën detare të ngecur në rrjeta
Një breshkë deti është shpëtuar mesditën e sotme në zonën bregdetare të jugut, pasi kishte ngecur në rrjetat e peshkatarëve të hedhura shumë afër bregut, një praktikë e ndaluar që po kthehet në rrezik serioz për gjallesat detare. Sipas informacioneve, breshka ishte gjetur në gjendje të rëndë, me kokën e mbështjellë në rrjetë dhe pa mundësi për të lëvizur. Aksioni i shpëtimit u krye nga një grup aktivistësh mjedisorë, mes tyre Kosta Xhaho, pjesë e organizatës më të madhe mjedisore në vend, PPNEA, e cila prej vitesh merret me monitorimin e fokave dhe breshkave detare. Ky rast tregon sërish nevojën për kontrolle më të rrepta ndaj peshkimit pa kriter në afërsi të vijës bregdetare, që po dëmton rëndë ekosistemin detar dhe specie të mbrojtura si...